Vendimi përfundimtar për ‘Kasapin e Bosnjës’
Një Gjykatë e Kombeve të Bashkuara në Hagë, pritet që më 8 qershor (e martë), të japë vendimin përfundimtar për ish-shefin e ushtrisë serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Ratko Mlladiq, i cili kishte apeluar dënimin për gjenocid. Në vitin 2017, Mlladiq u dënua për rolin e tij në mizoritë më të këqija në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. (Përgatitën: Taulant Qenaj dhe Lendi Susuri)
Facebook Forum