Ndërlidhjet

Një sërë vendesh shprehin shqetësim për të ardhmen e grave afgane


Gratë afgane brenda një kompleksi spitalor pas një sulmi vetëvrasës në Kabul, Afganistan, 28 dhjetor 2017.
Gratë afgane brenda një kompleksi spitalor pas një sulmi vetëvrasës në Kabul, Afganistan, 28 dhjetor 2017.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe 19 vende tjera, përshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët përmes së cilës u bëhet thirrje talibanëve që të respektojnë të drejtat dhe sigurinë e grave dhe vajzave afgane.

Këto vende shpresin shqetësimin e thellë për situatën në të cilën gjenden gratë dhe vajzat afgane, përkatësisht sa i takon të drejtave të tyre për arsimim, punën dhe lirinë e lëvizjes.

Deklarata u lëshua tre ditë pasi talibanët hynë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul dhe rrëzuan qeverinë e mbështetur nga Perëndimi.

"Atyre që janë në pushtet dhe autoriteteve në të gjithë Afganistanin ne u bëjmë thirrje të garantojnë mbrojtjen e tyre (grave dhe vajzave)", thuhet në deklaratë.

Fuqitë e huaja po vëzhgojnë çdo veprim të talibanëve për të kuptuar nëse janë duke përmbushur premtimet dhe kanë lënë prapa praktikat e shkeljes brutale të të drejtave të njeriut.

Talibanët e sunduan Afganistanin midis viteve 1996 dhe 2001. Ata nuk i lejuan gratë të punonin, vajzat nuk lejoheshin të ndiqnin shkollën dhe gratë duhej të mbulonin fytyrat dhe të shoqëroheshin nga një i afërm mashkull, nëse donin të dilnin nga shtëpitë e tyre.

Të gjithë njerëzit afganë "meritojnë të jetojnë në siguri dhe dinjitet", thuhet në deklaratën e përbashkët, në të cilën gjithashtu thuhet se "çdo formë diskriminimi duhet të parandalohet".

Talibanët thanë më 17 gusht se ata duan paqe dhe një qeveri gjithëpërfshirëse-brenda vlerave të Islamit. Ata u zotuan se nuk do të hakmerreshin kundër kundërshtarëve dhe se do të respektonin të drejtat e grave brenda kornizës së ligjit islam.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG