Ndërlidhjet

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi vdes në moshën 86-vjeçare


Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi.
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi.

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka vdekur në moshën 86 vjeçare.

Ish-kreyministri italian ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano, raportojnë mediat italiane.

Ai ishte një biznesmen miliarder që krijoi kompaninë më të madhe mediatike të Italisë përpara se të transformonte peizazhin politik të vend.

Berlusconi e ka formësuar jetën politike italiane për disa dekada.

Ai arriti që të rikthehej në skenën politike italiane nga skandalet seksuale dhe akuzat për korrupsion.

Popullisti i krahut të djathtë, ai ka qenë kryeministër katër herë, me disa pauza, prej vitit 1994 deri më 2011.

Ai udhëhoqi partinë e qendrës së djathtë Forza Italia, e cila hyri në koalicion nën kryeministrin Giorgia Meloni pas zgjedhjeve në shtator të vitit 2022, kur ai u zgjodh vetë në dhomën e lartë të Italisë, Senat.

Berlusconi ka pasur probleme shëndetësore me vite. Në prill ai u trajtua për një infeksion të mushkërive të lidhur me një rast të pazbuluar më parë të leukemisë kronike.

Në fund të vitit 2020, ai është infektuar me koronavirus, ndërsa më 2016 i është nënshtruar një operimi në zemër.

Lajmin për vdekjen e tij e bënë të ditur mediat italiane.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG