Ndërlidhjet

Vdes ish-presidenti i Afrikës së Jugut, FW de Klerk


F.W. de Klerk.
F.W. de Klerk.

Frederik Willem de Klerk, presidenti i fundit i kohës së aparteidit në Afrikën e Jugut dhe lojtari kyç i shtetit gjatë tranzicionit në demokraci, ka vdekur në moshën 85-vjeçare, pas një beteje me kancerin.

De Klerk, i cili ka qenë udhëheqës shteti në periudhën shtator 1989 dhe maj 1994, është diagnostikuar me kancer më herët gjatë këtij viti, ka njoftuar Fondacioni i tij.

“Ish-presidenti FW de Klerk ka vdekur në paqe në shtëpinë e tij në Kejp Taun më herët në mëngjes, pas betejës me kancer”, ka thënë Fondacioni që mban emrin e tij.

De Klerk ka qenë figurë kontroverse në Afrikë Jugore.

Ai është fajësuar për dhunë kundër afrikanëve me ngjyrë ndërsa nga personat e racës së bardhë është parë si tradhtar.

De Klerk ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 1993, bashkë me Nelson Mandelën për përpjekjet e tyre që të bashkojnë një shtet të ndarë pas disa dekadave të aparteidit.

De Klerk ka udhëruar lirimin e Mandelës më 1990, pas 27 vjetëve në burg.

Mandela është bërë më pas president i Afrikës Jugore, njëherësh lideri i parë me ngjyrë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG