Ndërlidhjet

Vdes nobelisti shqiptaro-amerikan Ferid Murad


Ferid Murad. Fotografi nga arkivi.
Ferid Murad. Fotografi nga arkivi.

Mjeku e farmakologu shqiptaro-amerikan, Ferid Murad, ka vdekur më 4 shtator në shtëpinë e tij në Menllo Park të Kalifornisë, raporton Zëri i Amerikës.

Murad u lind në Uajting, Indiana, në vitin 1936. I ati ishte John (Xhabir) Murad nga Gostivari. Ai studioi në në Universitetin DePauw në Grinkasëll të Indianas, ku u diplomua në vitin 1958, ndërsa mori titullin doktor shkencash në Universitetin Case Western Reserve në Kllivllend, Ohajo.

Më pas punoi në Universitetin e Virxhinias deri në vitin 1981 për të kaluar në Universitetin e Stanfordit.

Në fillim të viteve '70, Murad filloi kërkimet mbi rolin e oksidit nitrik në sistemin kardiovaskular dhe zbuloi se ai luan një rol thelbësor në relaksimin e enëve të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Ky zbulim çoi në zhvillimin e ilaçeve të reja për trajtimin e sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare, dhe i siguroi atij Çmimin Nobel në vitin 1998.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG