Ndërlidhjet

Ukraina: Një varrezë masive u gjet pranë Kievit pas tërheqjes së forcave ruse


Fotografi nga rivarrimi i të vrarëve në Buça të Ukrainës.
Fotografi nga rivarrimi i të vrarëve në Buça të Ukrainës.

Një zyrtar ukrainas tha se një varr masiv që përmban dhjetëra trupa civilësh është gjetur në fshatin Buzova pranë Kievit, pasi forcat ruse u tërhoqën nga zonat në veri të kryeqytetit.

Taras Didych, kreu i komunitetit Dmytrivka që përfshin Buzovën, tha se trupat u gjetën në një gropë pranë një stacioni karburanti.

Trupat ishin zbuluar gjithashtu në një duzinë makinash të granatuara në një rrugë kryesore që kalon përmes Buzovës, tha ai.

"Tani po kthehemi në jetë, por gjatë okupimit kishim 'pikat tona të nxehta', shumë civilë vdiqën," tha Didych për televizionin ukrainas më 9 prill.

Kombet e Bashkuara kanë qenë në gjendje të konfirmojnë më shumë se 1700 vdekje civile në Ukrainë. Por, numri aktual i të vdekurve besohet të jetë shumë më i lartë.

Gjatë javës së kaluar, imazhet nga Buça, qytezë në verilindje të Kievit shkaktuan reagim botëror.

Zyrtarët lokalë kanë thënë që më shumë se 300 njerëz janë vrarë nga forcat ruse vetëm në Buça dhe rreth 50 prej tyre janë ekzekutuar.

Moska ka hedhur poshtë këto pretendime.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG