Ndërlidhjet

Ekipe mobile për vaksinim në shtatë qytete të Kosovës


Me qëllim të rritjes së nivelit të vaksinimit, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, përmes ekipeve mobile, ka nisur vaksinimin e qytetarëve kundër koronavirusit në Sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, më 22 tetor, 2021.
Me qëllim të rritjes së nivelit të vaksinimit, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, përmes ekipeve mobile, ka nisur vaksinimin e qytetarëve kundër koronavirusit në Sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, më 22 tetor, 2021.

Në shtatë qytete të Kosovës, ekipet mobile do të bëjnë të enjten dhe të premten vaksinimin e qytetarëve kundër koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë tha se ekipet mobile do të jenë të vendosura në sheshet kryesore të qyteteve: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj dhe Gjilan.

Vaksinimi, ndërkohë, do të vazhdojë edhe në të gjitha qendrat e vaksinimit, thuhet në njoftim.

Vaksinat që jepen në Kosovë janë: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca - të dyja të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane e Barnave.

Në Kosovë, vaksinimi kundër koronavirusit ka nisur në fund të marsit.

Deri të enjten, mbi 717,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë mbi 400.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG