Ndërlidhjet

Moderna kërkon miratimin e vaksinës për fëmijët 6-11 vjeç


Doza të vaksinës Moderna kundër koronavirusit.
Doza të vaksinës Moderna kundër koronavirusit.

Kompania farmaceutike Moderna tha se ka aplikuar tek Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) për miratimin e vaksinës së saj kundër koronavirusit, për fëmijët e moshave 6 deri në 11 vjeç.

Fëmijët do të merrnin dy doza prej 50 mikrogramësh, në krahasim me grup-moshat më të vjetra që marrin 100 mikrogramë.

“Jemi të lumtur të njoftojmë për paraqitjen e këtij variacioni në EMA”, tha shefi ekzekutiv i Moderna-s, Stephane Bancel.

Vaksina Moderna aktualisht është e miratuar për personat 12 vjeç e lart në Evropë.

Në fund të muajit të kaluar, Moderna ka raportuar rezultate pozitive nga testimi i vaksinës te fëmijët e moshave 6 deri në 11 vjeç.

EMA po shqyrton edhe të dhënat e kompanisë Pfizer për fëmijët 5 deri në 11 vjeç.

Vaksina Pfizer për këtë grup-moshë është miratuar në SHBA, javën e kaluar.

Në SHBA, Moderna është e miratuar vetëm për personat 18 vjeç e lart.

Aktualisht, Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA është duke shqyrtuar vaksinës Moderna për grup-moshën 12 deri në 17 vjeç.

Pse duhet t'i vaksinoni fëmijët?
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:10:41 0:00

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG