Ndërlidhjet

Politika e Bidenit për vaksinim të detyrueshëm has në rezistencë


Presidenti amerikan, Joe Biden gjatë një adresimi më 9 shtator 2021.
Presidenti amerikan, Joe Biden gjatë një adresimi më 9 shtator 2021.

Përpjekja e presidentit amerikan, Joe Biden për t’iu kërkuar miliona punëtorëve amerikanë që të vaksinohen kundër koronavirusit, ka hasur në rezistencë nga liderët republikanë.

Disa republikanë, pasi Biden njoftoi për planin e tij për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin, thanë se ky vendim shkon përtej autoritetit kushtetues të presidentit, posaçërisht ideja që miliona amerikanë mund të humbasin vendet e punës nëse refuzojnë të vaksinohen kundër COVID-19.

Biden tha se ai po bën atë që duhet bërë për të luftuar pandeminë. Ai më 9 shtator tha se të gjitha kompanitë që kanë mbi 100 punëtorë duhet të kërkojnë nga punëtorët e tyre që të vaksinohen ose të testohen çdo javë për koronavirus.

Ky vendim erdhi teksa vlerësohet se 80 milionë qytetarë në Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të pavaksinuar. Sipas Bidenit, të pavaksinuarit janë shkaktarët e rritjes së infektimeve ditore dhe hospitalizimeve.

SHBA-ja tani ka rreth 300 për qind më shumë infektimeve ditore dhe mbi dy herë më shumë hospitalizime. Po ashtu, numri i vdekjeve është dyfish më i lartë krahasuar me një vit më parë, kanë thënë zyrtarët.

Disa guvernatorë republikanë kanë thënë se do të ngrenë padi kundër planit të Biudenit.

Guvernatorja e Dakodës Jugore, Kristi Noem tha se po përgatitet për një padi të tillë. Në këtë shtet, çdo ditë regjistrohen mbi 5,000 infektime brenda ditës.

Po ashtu, Mike Gibbons nga Ohajo, që po garon për Senatin amerikan, tha se administrata Biden me këtë vendim ka “kaluar në territorin e autoritarizmit”.

Përveç SHBA-së edhe shumë shtete të tjera po zbatojnë masa për t’iu bërë presion njerëzve që të vaksinohen.

Varianti Delta gjunjëzon botën
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:05:54 0:00

Taxhikistani, Turkmenistani dhe Vatikani janë në mesin e pak shteteve që e kanë bërë të detyrueshëm vaksinimin për popullatën e rritur. Moska ndërkaq ka urdhëruar vaksinimin e të gjithë personave që punojnë në industrinë e shërbimeve, ndërkaq qytete të tjera ruse, si për shembull Shën Petersburgu, kanë vendosur të ndjekin po këtë shembull.

Në Hungari, kryeministri Viktor Orban ka thënë se vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm për të gjithë ata që kujdesen për persona të tjerë. Në Kazakistan, punëtorët e një sërë sektorësh janë detyruar që të vaksinohen ose në të kundërtën ata do të përballen me kufizime.

Punëtorët shëndetësorë në Francë dhe personat e tjerë që kujdesen për njerëzit që janë më të ngjeshëm kanë afat deri më 15 shtator që të vaksinohen. Ndërkaq, mjekët dhe punëtorët e tjerë shëndetësorë në Itali ose duhet të vaksinohen ose nuk do të mund të punojnë direkt me pacientët e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG