Ndërlidhjet

MSH-ja do të vaksinojë qytetarët edhe në aeroportin “Adem Jashari”


Salla "1 Tetori" në Prishtinë, që është qendër e vaksinimit kundër COVID-19, më 18 nënor ishte e zbrazët për shkak të rënies së interesimit të qytetarëve për t'u imunizuar.
Salla "1 Tetori" në Prishtinë, që është qendër e vaksinimit kundër COVID-19, më 18 nënor ishte e zbrazët për shkak të rënies së interesimit të qytetarëve për t'u imunizuar.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës tha se gjatë 20 dhe 21 nëntorit do të vaksinojnë kundër koronavirusit qytetarët në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

MSH-ja se të gjithë personat e interesuar do të mund të vaksinohen te një ekip mobil që do të vendoset në aeroport.

“Ekipi mobil i vaksinimit që do të jetë nga Qendra e Mjekësisë Familjare e Komunës së Obiliqit, do të vaksinojë për dy ditë radhazi në aeroport nga ora 08:00-16:00”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, të premten më 19 nëntor, Ministria e Shëndetësisë ka dërguar ekipe mobile për vaksinim “edhe në disa këshilla të Bashkësisë Islame të Kosovës në kohën e faljes së xhumasë”.

MSH-ja tha se po bëjnë përgatitjet që brenda disa ditësh të nisë edhe administrimi i dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19.

Së fundmi, në Kosovë ka rënë interesimi për t’u imunizuar kundër COVID-19.

Që prej fillimit të fushatës së imunizimit në fund të muajit mars, në Kosovë janë vaksinuar me dy doza 754,429 persona, ndërkaq një dozë kanë marrë 848,452 qytetarë.

Të drejtë për t’u vaksinuar kundër koronavirusit kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ata mund të zgjedhin ndërmjet vaksinës së kompanisë, AstraZeneca apo të Pfizer/BioNTech.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG