Ndërlidhjet

Vaksina J&J në Gjermani, në dispozicion për të gjithë të rriturit


Doza të vaksinës Johnson&Johnson
Doza të vaksinës Johnson&Johnson

Vaksina Johnson&Johnson kundër koronavirusit do të jetë në dispozicion për të gjithë të rriturit në Gjermani, tha ministri i Shëndetësisë i këtij vendi, Jens Spahn.

Ai tha se autoritetet kanë vendosur që të mos e kufizojnë përdorimin e kësaj vaksine vetëm te të moshuarit, për shkak të rrezikut shumë të rrallë nga mpiksja e gjakut.

Muajin e kaluar, vaksina Johnson&Johnson është pezulluar për disa ditë në SHBA, pasi një numër i vogël i njerëzve - kryesisht të rinj - kanë raportuar mpiksje gjaku pas vaksinimit.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) i ka ekzaminuar këto raste dhe ka dalë me konstatimin se përfitimet nga vaksina i tejkalojnë rreziqet.

EMA ua ka lënë vendeve anëtare të BE-së që të vendosin se si duan ta përdorin vaksinën Johnson&Johnson, e cila jepet me një dozë të vetme.

Gjermania, javën e kaluar, i ka hequr kufizimet edhe ndaj vaksinës AstraZeneca, e cila po ashtu është përcjellë me disa raporte për mpiksje gjaku.

AstraZeneca, për disa javë, u është rekomanduar vetëm personave mbi 60 vjeç.

Në Norvegji, ndërkaq, ekspertët e emëruar nga Qeveria e vendit rekomanduan që vaksinat AstraZeneca dhe Johnson&Johnson të hiqen nga programi i imunizimit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG