Ndërlidhjet

Lideri i Uzbekistanit fiton referendumin për zgjerim të kompetencave


Një grua në Tashkent të Uzbekistanit voton në referendumin e së dielës, 30 prill 2023.
Një grua në Tashkent të Uzbekistanit voton në referendumin e së dielës, 30 prill 2023.

Uzbekistani ka miratuar një pako amendamentesh kushtetuese përmes një referendumi, sipas rezultateve preliminare të publikuara të hënën, më 1 maj.

Këto amendamente kushtetuese do t'i lejonin presidentit aktual, Shavkat Mirziyoyev, të kandidojë edhe për dy mandate të tjera shtatëvjeçare. kur ai aktual të përfundojë në 2026.

Mandati i tij aktual përfundon pas tre vjetësh, në vitin 2026.

Reforma, e miratuar me rreth 90 për qind të votave në referendumin e së dielës, do t’ia mundësonte Mirziyoyevit rikandidimin ashtu që mandatet e tij të kaluara dhe ky aktual të mos i llogariteshin.

Ndërkohë, shtetasve të vendit të Azisë Qendrore u premtohet mbrojtje më e madhe sociale dhe ligjore.

Mirziyoyev, 65 vjeç, e ka hapur ekonominë e ish-republikës sovjetike, ka përmirësuar ndjeshëm lidhjet me shtetet e perëndimit dhe i ka kufizuar fuqitë e shërbimeve të sigurisë, dominimi i të cilave në dekadat e mëparshme e kishte kthyer vendin prej 35 milionë banorësh në një shtet policor.

Megjithëse partnerët perëndimorë të Tashkentit nuk pritet ta miratojnë zgjerimin e kompetencave presidenciale, Uzbekistani nuk rrezikon shumë duke pasur parasysh se shtetet e perëndimit po kërkojnë mbështetje nga ish-kombet sovjetike në përpjekjet për ta izoluar Rusinë për luftën e saj në Ukrainë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG