Ushtria ukrainase përdor dronë për t’i gjetur armiqtë
Nga një pyll, pranë fshatit Kuhari, në rajonin e Kievit, ushtarët drejtojnë dronë vëzhgues, në kërkim të objektivave për mortajat e tyre. Një ekip mortajash përdor informatat e siguruara nga fluturaket e telekomanduara, për të shtënë në drejtim të forcave ruse. Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Maryan Kushnir, ka biseduar me disa prej ushtarëve, më 30 mars, për mënyrën se si ata janë bërë pjesë e luftës, teksa ai gjithashtu ka shikuar nga afër dëmet e shkaktuara nga sulmet ruse në fshat. (Përgatitën: Trim Haliti & Arben Hoti)