Ndërlidhjet

Ushtria e Izraelit thotë se e ka rrethuar Qytetin e Gazës dhe i ka “eliminuar” 130 militantë


Palestinezët duke ikur për t'u strehuar pas një sulmi pranë spitalit Al-Shifa në Qytetin e Gazës, 1 nëntor 2023, gjatë betejës mes Izraelit dhe Hamasit.
Palestinezët duke ikur për t'u strehuar pas një sulmi pranë spitalit Al-Shifa në Qytetin e Gazës, 1 nëntor 2023, gjatë betejës mes Izraelit dhe Hamasit.

Ushtria e Izraelit tha se i ka “eliminuar” 130 militantë në Rripin e Gazës të enjten dhe se e ka rrethuar Qytetin e Gazës teksa ofensiva tokësore po vazhdon.

Qyteti i Gazës është qyteti më i madh në rripin bregdetar tashmë të rrethuar plotësisht nga Izraeli.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtës të Izraelit (IDF), Daniel Hagari, tha të enjten vonë se “trupat e IDF-së e kanë kompletuar rrethimin e Qytetit e Gazës, i cili është vatra kryesore e organizatës terroriste të Hamasit”.

Ushtria izraelite tha se po bën “beteja të ashpra” kundër militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës, dhe se i ka shkatërruar shumë armë dhe infrastrukturën ushtarake të Hamasit.

Avionët luftarakë e ndihmuan ofensivën tokësore dhe i sulmuan disa komando ushtarake dhe qendra të kontrollit të anëtarëve të rangut të lartë të Hamasit. Infrastruktura ushtarake e Hamasit në zonat civile ishte cak i sulmeve, po ashtu, tha ushtria.

Ndërkohë, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) tha më herët gjatë ditës së enjte se katër prej shkollave të saj në Gazë, të cilat po përdoren si strehimore, janë dëmtuar në 24 orët e fundit.

Sipas OKB-së, katër shkollat e dëmtuara janë strehë e gati 20.000 njerëzve.

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë thotë se gati 50 prej ndërtesave të saj janë prekur nga lufta prej 7 tetorit, kur Hamasi kreu sulme befasuese në Izrael, duke i vrarë mbi 1.400 njerëz dhe duke i rrëmbyer më shumë se 240 të tjerë.

Nga sulmet hakmarrëse izraelite në Gazë janë vrarë mbi 9.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG