Ukrainasit udhëtojnë nga lufta drejt "frontit atletik" në Paralimpiadë
Atletët ukrainas thonë se janë përgatitur të rrëmbejnë medalje të arta në Lojërat Paralimpike në Paris. Por, teksa shumë pak fluturime po realizohen nga Ukraina, ekipi i volejbollit ulur i meshkujve i Ukrainës bëri disa ditë rrugëtim me tren nëpër Evropë. Në mesin e lojtarëve janë edhe veteranë të plagosur në luftë, ushtarë aktualë dhe individë të tjerë, për të cilët lufta në atdhe përbën motivim shtesë për të fituar medalje për vendin e tyre. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)