Shembja e urës në Baltimor: Veturat fundosen në lumë
Një urë e madhe në Baltimor të Shteteve të Bashkuara është shembur pasi u godit nga një anije e madhe mallrash të martën në mëngjes. Për pasojë, disa vetura ranë në lumë. Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për të mbijetuar. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Anija e goditi njërën prej shtyllave mbajtëse të urës Francis Scott Key, duke shkaktuar shembjen e saj, ndërsa disa vetura që ishin në urë, përfunduan në uj.

6
Dy njerëz u nxorën nga uji, njëri në gjendje të rëndë shëndetësore, tha shefi i Departamentit të Zjarrfikësve në Baltimor, James Wallace.

7
Një anije e Rojës Bregdetare të SHBA-së.
“Kjo është një gjendje serioze emergjente”, tha Kevin Cartwright, drejtor për komunikim në Departamentin e Zjarrfikësve në Baltimor, duke shtuar se, "përqendrimi ynë tani është të tentojmë t'i shpëtojmë këta njerëz".

8
Cartwright tha se është shumë herët të dihet se sa njerëz janë prekur nga ky incident, por ekipet e shpëtimit janë duke i kërkuar shtatë njerëz në ujë dhe e cilësoi shembjen e urës si "një ngjarje që mund të ketë shumë viktima".