Ndërlidhjet

Universiteti i xhihadit merr fonde publike derisa Pakistani lufton ekstremizmin


Studentët në seminarin, Darul Uloom Haqqania.
Studentët në seminarin, Darul Uloom Haqqania.

Universiteti i Pakistanit i ashtuquajtur xhihad udhëhiqet nga një burrë që e proklamon veten si “baba të talibanëve”, dhe numëron disa nga terroristë më famëkeq në mesin e studentëve të tij.

Ky universtitet pranon miliona dollarë ndihmë nga qeveria e provincës, Khyber Pakhtunkhwa, në kufirin pakistanezo-afgan, ndonëse Islamabadi ka program kombëtar për luftimin e ekstremizmit.

Seminari fetar, Darul Uloom Haqqania në Akora Khattak në veri të Pakistanit, është i njohur për predikimin e një lloji fundamenstalist të Islamit dhe mësimit të një gjenerate të luftëtarëve të talibanëve afganë dhe atyre të Pakistanit.

Rreth 3,000 djeë të rinj me mjekra dhe kapela të bardha, studiojnë në kampusin e Haqqanias, i cila gjendet rreth 50 kilometra në lindje të kryeqytetit të Khyber Pakhtunkhëa, Peshavar dhe rreth 90 kilometra në perëndim të kryeqytetit kombëtar, Islamabad, duke e bërë atë një nga qendrat kryesrore të mësimit të Islamit në botë.

Ashtu siç mund të pritet në një institucion islamik, studentët mësojnë Kuranin, studiojnë ligjin e Islamit dhe mësimet për Profetin Muhamed.

Mirëpo mësimet e seminarit vijnë nga një lëvizje e zhvilluar në Indi në shekullin e 19-të, në kundërshtin të kolonializmit britanik, që inkurajon besimtarët të kryejnë xhihad të dhunshëm.

“Fakulteti, studentët dhe të diplomuarit e seminarit janë të lidhur me grupe të ndryshme militante”, ka thënë ekperti për Afganistanin dhe Pakistanin në Universitetin e Mbretëreshës në Belfast, Michael Semple.

“Talibanët afganë ndoshta kanë lidhjet me të zhvilluara dhe sistematikisht rekrutojnë të rinjtë”, ka shtuar ai.

“Ky madje nuk është as aktivitet sekret’, ka thënë ai.

Historia e dhunës

Në mesin e të diplomuarve më famëkeq është edhe lideri i talibanëve afganë, Mullah Mohammad Omar, i cili ka vdekur në vitin 2015 në Pakistan, dhe lideri i grupit Haqqani me bazë në Pakistan që punon me talibanët afganë, Jalaluddin Haqqani.

Sami-ul Haq
Sami-ul Haq

Udhëheqësi i seminarit, Sami-ul Haq, që në këtë muaj nuk fitoi ulëse ne Senatin e Pakistanit nuk i fsheh lidhjet e Darul Uloom Haqqania me talibanët afganë.

Kleriku 80 vjeçar me mburrje e mban titullin “babai i talibanëve” derisa në një intervistë më 2009, ka thënë se studentët e tij duhet të luftojnë kundër forcave amerikane në Afganistan.

“Shumë studentë të kësaj medreseje kanë luftuar në Afganistan dhe Pakistan dhe u janë bashkuar talibanëve afganë dhe atyre pakistaneze, ka thënë gazetari i Pakisranit dhe eksperti i talibanëve, Rahimullah Yusufzai.

“Jo të gjithë studentët shkojnë dhe luftojnë, mirëpo grupet më radiale u bashkohen grupeve militante dhe bëhen liderë te tyre”.

Yusufzai ka thënë se Darul Uloom Haqqania nuk është kamp terrorist i trajnimit, mirëpo të diplomuarit ofrojnë shembull të mirë për studentët që të bëhen si ata.

Ai ka thënë se seminari promovon një narrativë përmes së cilës promovohet ideja se Islami është duke u sulmuar nga Perëndimi.

Miliona nga fondet publike

Për vite të tëra, Pakistani ka premtuar se do të mbyllë shkollat fetare që promovojnë dhunë dhe kanë rekruatar personat për për grupe militante islamiste vendore dhe ato të huaja.

Mirëpo seminaret radikale sikurse Darul Uloom Haqqania, vazhdon të funksionojnë lirshëm dhe madje të marrin fonde qeveritare.

Hartë e Pakistanit
Hartë e Pakistanit

Në muajin shkurt, qeveria provinciale e Khyber Pakhtunkhwa, i ka dhënë seminarit 2.5 milionë dollarë.

Detyra e vështirë

Pakistani ka nisur një Plan Kombëtar për luftimin e ekstremizmit, pak kohë sulmit të vitit 2014 në një shkollë që udhëhiqej nga ushtarët në të cilin talibanët pakistanezë kanë vrarë më shumë se 150 persona, shumica prej tyre fëmijë.

Në këtë plan ishte përfshirë regjistrimi i të gjitha shkollave fetare dhe reformimi i kurrikulave të tyre duke prezantuar lëndë moderne.

“Krijimi i reformave është parë si detyrë e vështirë”, ka thënë Yusufzai.

“Këto shkolla dhe ideologjia e tyre janë rrënjosur për një periudhë të gjatë kohore dhe tani ka miliona studentë që janë kanë marrë diploma nga aty. Mendoj se ka mungesë të vëmendjes nga autoritetet”.

Semple ka thënë se seminarët dhe liderët e tyre janë bërë shumë të fuqishëm në shoqërinë dhe politikën në Pakistan.

Ai ka thënë se kjo fuqi do të arysetonte vendimin e partisë PTI për të financuar këto grupe.

Sipas tij, numri i madh i personave të shtrirë në këtë rrjet ka ndikim në fusha të ndryshme të shoqërisë.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG