Ndërlidhjet

UNICEF i ofron ndihmë Iranit pas shfaqjes së sëmundjes “misterioze” nëpër shkolla


Një nxënëse iraniane e shtrirë në spital.
Një nxënëse iraniane e shtrirë në spital.

Agjencia për fëmijë e Kombeve të Bashkuara (UNICEF) tha se është e gatshme të ofrojë mbështetje për Iranin për të ndihmuar në zgjidhjen e një krize në rritje, pas sëmundjes misterioze që ka shtruar dhjetëra nxënës shkollash nëpër spitale. Po ashtu, kjo ka nxitur spekulimet për një komplot për të detyruar mbylljen e shkollave për vajzat iraniane.

Incidenti i parë besohet të ketë ndodhur në nëntor, kur 18 nxënëse në qytetin e Qom u dërguan në një spital pasi u ankuan për simptoma si dhimbje koke, kollë, vështirësi në frymëmarrje, rrahje zemre dhe mpirje të duarve dhe këmbëve.

Që atëherë, qindra raste të tjera kanë ndodhur dhe mbetet e paqartë se çfarë mund të jetë shkaktari i sëmundjes.

"Shkolla është një strehë e sigurt për fëmijët dhe adoleshentët. Ngjarje të tilla mund të kenë një ndikim negativ në shkallën e lartë të arsimimit të fëmijëve, veçanërisht vajzave”, tha UNICEF-i në Iran në një postim në Twitter, më 2 mars.

"UNICEF është i gatshëm të ofrojë çdo mbështetje të nevojshme", shtoi agjencia.

Shahryar Heydari, anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit iranian, tha se që nga 1 marsi, rreth 900 studentë në provinca të ndryshme të vendit janë prekur nga kjo sëmundje.

Se kjo çështje është problem, zyrtarët iranianë e kanë pranuar vetëm kohët e fundit.

Deputeti iranian, Abdulali Rahimi Mozafari, më 28 shkurt që i bëri thirrje kryetarit të Parlamentit të urdhërojë një hetim mbi këtë çështje.

Megjithëse shtrirja e krizës po rritet, autoritetet e sigurisë në Republikën Islamike thonë se ende nuk kanë identifikuar apo arrestuar dikë në lidhje me incidentet.

Përgjigja e ngadaltë e autoriteteve ka bërë që disa ta akuzojnë Qeverinë e Iranit për "helmimin" e qëllimshëm të studentëve, të cilët kanë qenë në ballë të protestave të fundit antiqeveritare - kërcënimi më i madh për udhëheqjen islamike që nga revolucioni i vitit 1979.

Irani është tronditur nga trazirat që nga vdekja më 16 shtator e 22-vjeçares, Mahsa Amini, e cila vdiç teksa ishte në paraburgim, e arrestuar nga Policia për veshjen e hixhabit ose shamisë së kokës në mënyrë të pahijshme.

Njerëzit vazhdojnë të dalin në rrugë dhe të protestojë në të gjithë vendin, ku universitetet dhe shkollat janë bërë vende kryesore për përleshje midis protestuesve dhe autoriteteve iraniane.

Forcat e sigurisë kanë nisur gjithashtu një sërë bastisjesh në shkollat në të gjithë vendin, duke arrestuar dhunshëm studentë, veçanërisht vajza, të cilat kanë hequr hixhabet në shenjë proteste.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG