Ndërlidhjet

Ukraina thotë se në Izjum janë zhvarrosur trupa “me shenja të torturës”


Izjumi pas çlirimit.
Izjumi pas çlirimit.

Shefi ushtarak i rajonit ukrainas të Harkivit, Oleh Synyehubov, tha se 436 trupa, përfshirë 30 me shenja të torturës, u zhvarrosën nga një varrezë masive pranë qytetit lindor të Izjumit.

Forcat ukrainase së fundi kanë rimarrë kontrollin e Izjumit.

Synyehubov tha më 23 shtator se shumica e trupave kishin shenja të vdekjes së dhunshme.

“Disa trupa kishin litar përreth qafës, duar të lidhura, gjymtyrë të thyera dhe kishin edhe shenja të djegies. Disa burrave u ishin prerë organet gjenitale. Të gjitha këto janë tregues të torturës që pushtuesi ka kryer ndaj banorëve të Izjumit. Shumica e trupave ishin të civilëve, 21 të personelit ushtarak”, shkroi Synyehubov në rrjetin social Telegram.

*Video: Intensifikohen thirrjet për një gjykatë të posaçme për Rusinë

Një "gjyq i Nyrembergut" për Putinin?
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:11:08 0:00

Ai po ashtu tha se të paktën tri varreza të tjera masive janë zbuluar në Izjum, dhe të tjera në rajonin e Hersonit, duke shtuar se operacionet për këtë çështje ende po vazhdojnë.

Zbulimi i varrezës masive dhe dëshmive të torturës në Izjum, disa ditë pasi kontrolli i këtij qyteti u mor nga forcat ruse pas ofensivës së suksesshme të Ukrainës, kanë tronditur ukrainasit dhe komunitetin ndërkombëtar.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se këto zbulime janë dëshmi e krimeve të luftës.

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në fund të shkurtit, Rusia ka mohuar se shënjestron civilët dhe pretendimet se forcat e saj po kryejnë krime lufte, i ka quajtur shpifje.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG