Ndërlidhjet

Ukraina thotë se ka rrëzuar 25 dronë të Rusisë


Një ushtar ukrainas i njësisë kundër dronëve, qëndron pranë një arme kundërajrore në rajonin e Hersonit. 11 qershor 2024.
Një ushtar ukrainas i njësisë kundër dronëve, qëndron pranë një arme kundërajrore në rajonin e Hersonit. 11 qershor 2024.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar 25 nga 38 dronët e lëshuar nga Rusia në territorin ukrainas në orët e para të 25 korrikut, thanë Forcat Ajrore.

Dronët u shkatërruan mbi rajonet e Odesës, Hersonit, Mikolajivit, Kievit, Sumit, Zhitomirit dhe Çerkasit, u tha në njoftim.

Sipas ushtrisë ukrainase, tre dronë “u zhdukën, pasi kaluan kufirin rumun”.

Rumania, shtet anëtar i NATO-s, përmes një njoftimi tha se janë lëshuar mesazhe telefonike në qarkun Tulkea, që gjendet në kufi me Ukrainën, për të paralajmëruar publikun për rrezikun nga rrëzimi i mbetjeve të dronëve.

Kjo është hera e dytë që Rumania lëshon një paralajmërim të tillë në ditët e fundit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG