Ndërlidhjet

Parlamenti ukrainas miraton shkarkimin e krerëve të shërbimit të sigurisë dhe prokurorisë


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Fotografi nga arkivi.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Fotografi nga arkivi.

Parlamenti ukrainas ka miratuar propozimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për shkarkimin e prokurores së Përgjithshme, Iryna Venediktova, dy ditë pasi njoftoi për largimin e saj dhe një zyrtari tjetër të lartë të sigurisë.

Shkarkimet e dy zyrtarëve vijnë për shkak të disa rasteve të dyshuara të bashkëpunimit me Rusinë të zyrtarëve nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëmdhe Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës.

Ligjvënësi David Aarkhamia konfirmoi në rrjetin social Telegram se ligjvënësit kanë mbështetur vendimi e Zelenskyt. Ky vendim vë në qendër të vëmendjes betejën e Kievit për të spastruar agjencitë e sigurisë kolaboracionistët dhe agjentët rusë, pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Edhe dy ligjvënës të tjerë thanë se Ivan Bakanov, kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) – një mik i presidentit Zelensky – është larguar nga udhëheqja e këtij shërbimi.

Venediktova ka deklaruar se nuk do të komentojë për arsyen e pezullimit të saj, por do të lëshojë më vonë një deklaratë për të sqaruar situatën.

Arakhmia tha se Venediktova është ende pjesë e ekipit të Zelenskyt dhe se me eksperiencën e saj “do t’i shërbejë shtetit në një vend të ri që ka nevojë të forcohet nga menaxherë profesionistë dhe avokatë”.

Ende nuk është bërë e ditur se kush do të emërohet në dy postet.

Duke njoftuar për vendimin e shkarkimit të dy zyrtarëve të lartë, Zelensky tha se janë hapur 651 raste të dyshuara për tradhti dhe bashkëpunim nga prokurorët dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit, dhe mbi 60 persona në institucionet që udhëhiqeshin nga Bakanov dhe Venediktova, tani po punonin kundër Kievit në territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë.

Në një vendim tjetër, Byroja shtetërore e Hetimeve të Ukrainës (DBR) njoftoi më 19 korrik se ish-shefi i drejtorisë së SBU-së për Krimenë, Oleh Kulinich, është dërguar në paraburgim, nën akuzat për tradhti të lartë. Ai do të qëndrojë në paraburgim deri të paktën më 13 shtator.

Kulinich kishte udhëhequr drejtorinë e SBU-së në Krimenë e aneksuar nga Rusia nga tetori i vitit 2020 deri në mars të këtij viti. Ai u arrestua më 16 korrik nën dyshime për bashkëpunim me shërbimet sekrete ruse. Nëse gjendet fajtor për akuzat për tradhti, ai mund të dënohet deri me 15 vjet burgim.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG