Ndërlidhjet

Ukraina dhe Rusia rinisin të hënën negociatat


Takimi i 7 marsit në mes të Sergej Lavrov, ministër i Jashtëm i Rusisë si dhe atij të Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Takimi i 7 marsit në mes të Sergej Lavrov, ministër i Jashtëm i Rusisë si dhe atij të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Ukraina dhe Rusia do të nisin një rund të ri të bisedimeve në Turqi, të hënën më 28 mars. Këtë e ka bërë të ditur anëtari i ekipit negociator të Ukrainës, David Arakhamia.

“Rundi tjetër i bisedimeve do të mbahet deri më 30 mars në Turqi”, njoftoi negociatori ukrainas David Arakhamia.

Bisedimet e mëparshme me Rusinë, të nisura pas pushtimit të 24 shkurtit, u përshkruan nga Ukraina si "shumë të vështira".

Për më shumë informacione rreth luftës në Ukrainë, lexoni blogun tonë duke klikuar KËTU.

Një takim i mëparshëm u zhvillua në Ankara të Turqisë, më 7 mars.

Aty u takuan ministrat e jashtëm të të dyja vendeve, Sergej Lavrov i Rusisë si dhe ai i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Në këto negociata nuk u arrit ndonjë pajtim me palëve.

Takimi ishte zhvilluar me ndërmjetësim të ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

Derisa luftimet janë duke vazhduar në Ukrainë, Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, tha të dielën, më 27 mars, se 1,119 civilë janë vrarë dhe 1,790 janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

Midis të vdekurve sipas OKB-së ishin rreth 15 vajza dhe 32 djem, si dhe 52 fëmijë, gjinia e të cilëve nuk dihet ende.

Këto shifra të OKB-së përfshinë periudhën nga 24 shkurti deri më 26 mars.

Numri aktual i viktimave pritet të jetë dukshëm më i lartë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG