Ukrainasi që humbi familjen nga sulmi rus flet për tragjedinë
Më 6 mars, Serhiy Perebyinis e humbi tërë familjen e tij – bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij u vranë teksa po përpiqeshin të largoheshin nga periferia e Kievit. Vdekja e tyre, si pasojë e goditjes nga një predhë ruse, u dokumentua nga gazetarët në vendin e ngjarjes, ndërsa pamjet e trupave të tyre të pajetë u shpërndanë dhe u shikuan në mbarë botën. Perebyinis ka biseduar me Current Time, projekt i Radios Evropa e Lirë, për tragjedinë. PARALAJMËRIM: Kjo video ka pamje shqetësuese. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)