Ndërlidhjet

Kievi thotë se Rusia ia ka kthyer trupat e 563 ushtarëve


Një ushtar ukrainas përgatitet të sulmojë me top drejt pozicioneve ruse në rajonin e Hersonit. 27 tetor 2024.
Një ushtar ukrainas përgatitet të sulmojë me top drejt pozicioneve ruse në rajonin e Hersonit. 27 tetor 2024.

Ukraina tha se ka pranuar trupat e 563 ushtarëve nga autoritetet ruse, që janë kryesisht trupa që vdiqën në luftime në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut.

Këmbimi i trupave të të burgosurve dhe të personelit ushtarak të vrarë mbetet një nga fushat e pakta të bashkëpunimit mes Moskës dhe Kievit që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 2022.

Sipas qendrës ukrainase për koordinimin e trajtimit të të burgosurve të luftës, 320 nga trupat ishin vrarë në Donjeck, 89 në Bahmut dhe 154 të tjerë gjendeshin në morgjet ruse.

Po ashtu, trupat e 37 ushtarëve të vrarë rusë janë kthyer në Rusi.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës, Ministria e Brendshme ukrainase dhe institucione të tjera të sigurisë dhe mbrojtjes u përfshin në këmbimin e trupave të ushtarëve të vrarë.

As Rusia, e as Ukraina nuk bëjnë publike shifrat e ushtarëve të vrarë në luftime.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG