Ndërlidhjet

Kievi kryen operacione sulmuese në jug dhe lindje të Ukrainës


Një ushtar ukrainas afër Bahmutit. Shtator, 2023.
Një ushtar ukrainas afër Bahmutit. Shtator, 2023.

Kievi tha se ka vazhduar operacionet sulmuese ndaj forcave ruse në lindje dhe jug, përderisa alarmet për sulme u lëshuan në mbarë Ukrainën më 16 shtator. Rusia ndërkaq tha se gjatë natës ka rrëzuar dy dronë afër Moskës, teksa pushtimi rus i Ukrainës po i afrohet muajit të njëzet.

Uashingtoni, ndërkaq, konfirmoi planet për takime për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainës. Takimet pritet të mbahen gjatë javës së ardhshme midis presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky – që do të qëndrojë në SHBA – me liderët amerikanë.

Alarmet për sulme u lëshuan në shumë rajone të Ukrainës mesditën e 16 shtatorit, përderisa ushtria ukrainase paralajmëroi se mund të ketë sulme me raketa balistike në zonat e banuara.

Përveç në kryeqytet, Kiev, alarmet u lëshuan edhe në rajonet e Çernihivit, Çerkasit, Poltavës, Harkivit, Dnipetrovskit, Mikolajivit, Zaporizhjës dhe Odesës.

Një sërë shpërthimesh janë raportuar në rajonin e Harkivit, por ka qenë e mundur të sigurohen informacione për viktima apo dëme të mundshme.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha më 16 shtator se forcat e tij kanë kryer operacione mbrojtëse në lindje dhe jug të Ukrainës dhe operacione sulmuese rreth Melitopolit dhe Bahmutit.

Ushtria ukrainase pretendoi për “sukses” në zonën e Klishçikijevkës në rajonin e Donjeckut.

Po ashtu tha se mbi 100 vendbanime në rajonet e Harkivit, Luhanskut, Donjeckut, Zaporizhjës dhe Hersonit janë përballur me zjarr artilerie në 24 orët paraprake.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj kanë rrëzuar dy dronë afër rajoneve Kaluga dhe Tver, afër Moskës. Kjo ministri tha se dronët u rrëzuan gjatë natës midis 15 dhe 16 shtatorit, duke mos raportuar për viktima apo dëme.

*Video: A duhet të ndryshohet plani i kundërofensivës ukrainase

A duhet të ketë plan B për Ukrainën?
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:09:49 0:00

Pala ukrainase vazhdimisht shmang komentimin e numrit në rritje të sulmeve brenda territorit rus të kryera me dronë.

Po ashtu ka raportime që sugjerojnë se ka presion nga SHBA-ja dhe aleatët ndaj Ukrainës që kjo e fundit të dëshmojë sukses në kundërsulmin që ka nisur në qershor. Më 15 shtator, këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, konfirmoi se presidenti amerikan, Joe Biden, do të presë në Uashington më 21 shtator Zelenskyn. Ky do të jetë takimi i tretë i dy liderëve në Shtëpinë e Bardhë.

Sullivan tha po ashtu se Zelensky do të vizitojë Kongresin amerikan ku do të takohet “me liderët e Kongresit nga të dyja partitë”.

Kongresi amerikan aktualisht po debaton për kërkesën e Bidenit që Ukrainës t’i jepen edhe 24 miliardë dollarë ndihmë humanitare dhe ushtarake.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG