Ndërlidhjet

Ukraina pajtohet me Kroacinë për përdorimin e porteve për eksportin e drithërave


Një transportues i drithërave ukrainase duke hyrë në portin e Stambollit. Nëntor, 2022.
Një transportues i drithërave ukrainase duke hyrë në portin e Stambollit. Nëntor, 2022.

Ukraina dhe Kroacia janë pajtuar për mundësinë e përdorimit të porteve kroate në Danub dhe në Detin Adriatik për eksportimin e drithërave ukrainase.

Kështu tha më 31 korrik ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, pas takimit me homologun e tij kroat.

Rusia këtë muaj është tërhequr nga marrëveshja për drithërat që kishin ndërmjetësuar Kombet e Bashkuara dhe Turqia.

Kjo ka pamundësuar që Ukraina – një prodhuese globale e drithërave – të eksportojë në mënyrë të sigurt prodhimet bujqësore nga portet në Detin e Zi teksa lufta po vazhdon.

“Tani do të punojmë që të ndërtojmë rrugë efikase në këto porte dhe të përfitojmë nga kjo mundësi”, tha Kuleba pas takimit më Gërliq Radman në Kiev.

“Çdo kontribut për të zhbllokuar eksportin, çdo derë që hapet është një kontribut i vërtetë dhe efektiv për sigurinë ushqimore të botës”, tha ai.

Ukraina aktualisht varet nga eksporti përmes rrugëve tokësore në Bashkimin Evropian, por në rrugët alternative përmes Lumit Danub.

Më herët gjatë këtij muaji, Rusia – që ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022 – sulmoi infrastrukturën përgjatë një rruge tokësore që përdoret për eksportimin e produkteve ukrainase.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG