Ndërlidhjet

Rrëzohet një avion ukrainas në Iran

Një avion udhëtarësh i Ukrainës është rrëzuar më 8 janar, pak kohë pasi ishte nisur nga kryeqyteti iranian, Teheran, duke lënë të vdekur 176 personat që ishin në bord. Avioni i tipit Boeing 737-800 i përkiste kompanisë ukrainase Ukraine International Airlines (UIA). Ai ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Imam Khmoeini në Teheran. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Transportit të Iranit, Qasem Biniaz, njëri nga pesë motorët e avionit kishte marrë flakë.

XS
SM
MD
LG