Ndërlidhjet

Jeta në qytetin ukrainas të kontrolluar nga Rusia  


Banorët në rjaonin e Hersonit, përfshirë edhe në qytetin Oleshki, po mbajnë çdo ditë protesta kundër luftës.
Banorët në rjaonin e Hersonit, përfshirë edhe në qytetin Oleshki, po mbajnë çdo ditë protesta kundër luftës.

Në ditën e parë të pushtimit rus të Ukrainës, forcat ruse lëvizën rreth 50 kilometra nga rajoni i okupuar ukrainas i Krimesë për në qytetin e Oleshkit, që gjendet pranë qytetit jugor të Hersonit.

Shumica e trupave ruse janë larguar tashmë, por ky qytet është prapa vijës dhe i shkëputur nga Qeveria në Kiev.

Banorët e këtij qyteti, që para luftës kishte popullsi prej afër 24,000 banorësh, për çdo ditë protestojnë kundër luftës, e cila tashmë ka hyrë në javën e tretë.

“Situata është stabilizuar”, tha kryetari i Oleshkit, Yevhen Ryshchuk për Radion Evropa e Lirë më 12 mars. “Problemet me bukën dhe ushqimet janë zgjidhur... Ka radhë, por ato po shkurtohen dalëngadalë. Ne kemi ujë dhe energji elektrike”, tha ai gjatë një interviste të zhvilluar përmes telefonit.

“Por, mendoj se në dhjetë ditët e ardhshme, ne do të kemi probleme me ilaçe”, shtoi ai.

Pensionet po paguhen rregullisht, por vetëm për ata që marrin transferta bankare, tha Ryshchuk. Ata që marrin para përmes zyrave postare nuk u është paguar pensioni që prej se ky qytet u shkëput nga Kievi.

“Nuk ke nga të sjellësh para të gatshme”, tha ai. “Tashmë, disa njerëz nuk kanë para për të blerë produkte ushqimore”.

Ukrainasit protestojnë në qytetin e kontrolluar nga forcat ruse
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:42 0:00

Administrata ka mundur që të sjellë disa ushqime, përfshirë patate dhe peshk, por ato të gjitha janë shpërndarë në spitale dhe në shërbime të tjera sociale.

“Spitalet dhe institucione të ngjashme janë furnizuar me ushqim, por blerja e ushqimeve është problem për disa persona”, tha kryetari i këtij qyteti ukrainas.

Ryshchuk tha po ashtu se zyra e tij ka hapur një linjë telefonike me vullnetarë, me qëllim që të bisedohet me banorët për ushqimin, strehimin dhe nevojat e tjera.

Ai vlerësoi se qyteti ka mjaftueshëm karburante edhe për pesë ditë.

Këngë në vendstrehime: Muzika frymëzon Ukrainën e dërrmuar nga lufta
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:19 0:00

Vullnetarët po shërbejnë edhe si patrulla të sigurisë, tha ai.

“Policia, prokurorët dhe SBU [Shërbimi shtetëror i Sigurisë], që të gjithë janë larguar”, tha Ryshchuk. Në qytetin që udhëheq ai, nga ora 20:00 aplikohet ora policore.

“Ne po ashtu kemi trajtuar çështjen e plaçkitësve”, tha ai. “Në ditët e para, kishte disa persona që plaçkitnin kur nuk kishte autoritetet të vërtetë. Por, tani situata është qetësuar. Shërbimet e emergjencave po punojnë, falë Zotit dhe të gjithë atyre personave që po punojnë shumë gjatë këtyre ditëve”.

  • Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

Fermerët në periferi të qytetit po ashtu kanë nisur që të telefonojnë në zyrën e Ryshchukut, duke pyetur nëse mund të fillojnë të përgatitin arat e tyre për mbjellje. Por, punimi i tokës nga fermerët mund të pengohet për shkak të mungesës së karburantit, tha Ryshchuk.

“Por, njerëzit duan të punojnë”, tha ai. “Që të gjithë e kuptojnë se askush nuk e di se sa do të zgjasë kjo luftë ose si do të rrjedhin ngjarjet, por prapëseprapë, njerëzit duhet të hanë sot, nesër, çdo ditë”, tha ai.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG