Ndërlidhjet

Ukraina e quan taktikë urdhrin e Putinit për forcat bërthamore


Flamuri ukrainas pranë ndërtesës së Qeverisë në Kiev, 24 shkurt 2022.
Flamuri ukrainas pranë ndërtesës së Qeverisë në Kiev, 24 shkurt 2022.

Ukraina tha të dielën se urdhri i presidentit rus, Vladimir Putin, për të vendosur forcat bërthamore ruse në gatishmëri të lartë ishte llogaritur për të ushtruar presion në fillimin e bisedimeve, porse Kievi nuk do të mashtrohej.

Duke folur në një konferencë, ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba, tha gjithashtu se Rusia kishte hequr dorë nga parakushtet e saj për bisedime pasi pësoi pengesa ushtarake. Ukraina do të dëgjonte atë që Rusia kishte për të thënë, tha ai.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha të dielën se Rusia kishte rënë dakord për bisedime në një vend në kufirin Bjellorusi pranë lumit Pripyat, i pari që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj javën e kaluar.

Nuk ishte menjëherë e qartë se kush do t'i përfaqësonte të dyja palët në bisedime. Mediat ukrainase thanë se Ukraina po dërgonte zëvendësin e Kulebas në takim, vendndodhja dhe koha e saktë e të cilit nuk u zbulua.

Putin e vendos forcën bërthamore në gatishmëri të lartë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:47 0:00

"Ne e shohim këtë njoftim, këtë urdhër, si një përpjekje për të ngritur aksionet dhe për të bërë presion shtesë mbi delegacionin ukrainas. Por, ne nuk do të dorëzohemi para këtij presioni", tha Kuleba.

Rusia sulmoi Ukrainën nga tri anë javën e kaluar, duke bombarduar qytete kryesisht në jug, lindje dhe veri të vendit dhe duke avancuar drejt kryeqytetit Kiev.

Ukraina thotë se Rusia ka pësuar tashmë mijëra humbje, megjithëse numri nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur dhe Rusia nuk i ka publikuar shifrat e veta.

"Dëshiroj t'ju kujtoj se vetëm disa ditë më parë kur filloi lufta, Rusia nuk ishte fare e interesuar për bisedime. Pasi pësuan humbje ... dhe Blitzkrieg dështoi, Rusia filloi të flasë me gjuhën e ultimatumeve“, tha Kuleba.

“Ndërsa Rusia vazhdoi të vuante, teksa ushtria ruse përjetoi një disfatë pas tjetrës, kërkesat, parakushtet, ultimatumet e Rusisë u lanë mënjanë dhe tani ata na përcollën një mesazh se thjesht duan të bisedojnë.

Kuleba tha se Ukraina nuk do të jepte asnjë centimetër territor.

Bisedimet u bënë të mundura pasi presidenti ukrainas, Zelenskiy, zhvilloi një telefonatë me presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko.

Lukashenko kishte marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e vendosura në territorin Bjellorusi të mbeten në tokë gjatë udhëtimit, tha ai.

Bjellorusia ka qenë një ndërmjetëse për negociatat e mëparshme midis Ukrainës dhe Rusisë që nga viti 2014, por Ukraina tha se refuzoi të zhvillonte bisedime të reja në tokën bjelloruse pasi Bjellorusia u bë një nga bazat për pushtimin.

Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG