Ndërlidhjet

Ukraina thotë se Rusia i bombardoi caqet civile në qytetin e saj verilindor


Rusia kreu sulme me dronë në qytetin verilindor të Ukrainës, Harkiv, 2 nëntor 2023.
Rusia kreu sulme me dronë në qytetin verilindor të Ukrainës, Harkiv, 2 nëntor 2023.

Zyrtarët ukrainas në qytetin verilindor, Harkiv, thanë se Rusia i sulmoi caqet e civilëve me dhjetëra dronë në qytet gjatë natës mes 2 dhe 3 nëntorit, derisa Ushtria e Ukrainës tha se i zhvilloi mbi 50 beteja në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, forcat ruse i vazhduan përpjekjet për ta rrethuar qytetin lindor, Avdivka.

Vala më e fundit e sulmeve ajrore ruse ndaj infrastrukturës në muajin e 21-të të pushtimit të paprovokuar ushtarak të Ukrainës nga Moska ndodhi midis druajtjeve se sulmet e shtuara mund ta prishin rrjetin elektrik të Ukrainës në një kohë kur temperaturat kanë filluar të bien në prag të dimrit.

Sulmet ajrore në Harkiv nga “së paku 10 dronë rusë” pak pas mesnatës, shkaktuan një zjarr të madh, por Policia tha fillimisht se nuk kishte viktima.

Kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se zjarrfikësit po përpiqeshin ta shuanin një zjarr, por nuk shpjegoi më shumë.

Këshilltari i presidentit të Ukrainës. Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, tha se forcat ukrainase i rrëzuan 24 dronë të prodhuar nga Irani dhe një raketë gjatë natës.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha të premten se “me mbështetje nga ajri, armiku i vazhdoi përpjekjet për ta rrethuar Avdivkën, por ushtarët ukrainas po bëjnë ballë dhe po i shkaktojnë humbje të mëdha armikut”.

Besohet se planet e Moskës për luftën janë të dërgojnë sa më shumë trupa dhe mjete ushtarake në zonën e Avdivkës.

Të enjten vonë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj i rrëzuan nëntë dronë ukrainas pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhjas, i cili është uzurpuar nga Rusia qysh në javët e para të pushtimit.

Radio Evropa e Lirë nuk mund t’i verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e fushëbetejave në zonat ku zhvillohen luftime të ashpra.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG