Ndërlidhjet

Ukraina rrëzon dhjetëra dronë të Rusisë


Sistemet mobile kundërajrore duke zmbrapsur sulmet ajrore ruse në Herson. Korrik, 2024.
Sistemet mobile kundërajrore duke zmbrapsur sulmet ajrore ruse në Herson. Korrik, 2024.

Mbrojtja ukrainase ka rrëzuar 40 nga 50 dronët që lëshoi Rusia ndaj 11 rajoneve ukrainase mëngjesin e 24 tetorit.

Forcat ajrore ukrainase thanë se shtatë dronë rusë u rrëzuan për shkak se paktën telashe me sistemin e tyre të navigimit.

Drontë u rrëzuan në rajonet e Odesës, Mikolajivit, Dnipropetrovskit, Vinitsjas, Zhitomirit, Kmelnitskit, Çerkasit, Kirovoradit, Kievit, Poltavës dhe Çernihivit, teksa forcat ajrore shtuan se një dron mbeti në hapësirën ajrore ukrainase, ndërkaq dy të tjerë u larguan në drejtim të Rusisë dhe Bjellorusisë.

Ushtria ukrainase, ndërkaq, njoftoi se Rusia ka gjuajtur dy raketa precize dhe dy raketa lundruese, duke pretenduar se raketat nuk goditën në caqe.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe që atëherë sulmon rajonet ukrainase me lloje të ndryshme armësh, përfshirë dronë dhe raketa.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG