Kievi tha më 14 dhjetor se kishte siguruar lirimin e 64 trupave ukrainase dhe një qytetari amerikan në këmbimin e fundit të të burgosurve me Moskën.
"Janë 64 ushtarë të Forcave të Armatosura të Ukrainës, që luftuan në Donjeck dhe Luhansk - veçanërisht në mbrojtjen e Bakmutit - që po kthehen në shtëpi. U bë gjithashtu e mundur që të lirohet edhe një shtetas amerikan, i cili ndihmoi popullin tonë - Suedi Murekezi", shkroi në mediat sociale Andriy Yermak, shef i zyrës së presidentit të Ukrainës.
Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer një numër të madh të të burgosurve të luftës, që nga nisja e saj në shkurt.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha në fillim të dhjetorit se mbi 1.300 të burgosur janë kthyer në Ukrainë, që kur trupat ruse nisën pushtimin e vendit.
- Zelensky thotë se mbi 1.300 të burgosur lufte janë kthyer në Ukrainë
- Ukraina dhe Rusia këmbejnë rreth 100 të burgosur
- Ukraina dhe Rusia këmbejnë sërish të burgosurit
Në një takim me Kryqin e Kuq në tetor, Rusia tha se mbante rreth 6.000 robër lufte ukrainas.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.
Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.