Ndërlidhjet

Ukraina pranon humbjen në Çasiv Jar


Pjesëtarë të ushtrisë ukrainase afër Çasiv Jarit në prill të vitit 2024.
Pjesëtarë të ushtrisë ukrainase afër Çasiv Jarit në prill të vitit 2024.

Ushtria e Ukrainës ka pranuar se është tërhequr nga pjesë të qytezës kyçe të Çasiv Jarit në rajonin lindor të Donjeckut, përderisa autoritetet thanë se një person u vra nga sulmet në një ndërtesë të gazit në rajonin e Potltavës.

Një zëdhënës i Forcave të Armatosura të Ukrainës konfirmoi pretendimet e mëhershme të Moskës, duke specifikuar se trupat ruse tani kanë nën kontroll qarkun Kanal në Çasiv Jarit.

“Zmbrapsja e mbrojtur është miratuar nga komandanti i ushtrisë”, tha zëdhënësi.

Çasiv Jari ka qenë skenë e luftimeve intensive mes forcave ukrainase dhe atyre ruse që nga muaji prill.

Kjo qytezë shërben si qendër logjistike për forcat ukrainase, të cilat po përballen me pushtimin e nisur nga Rusia në shkurtin e vitit 2022.

XS
SM
MD
LG