Ndërlidhjet

Ukraina kërkon hetim pas dyshimeve që rusët po vrasin të burgosur lufte


Emblema e një ushtaraku ukrainas të Forcave të Armatosura në rajonin e Luhanskut. 26 prill 2022.
Emblema e një ushtaraku ukrainas të Forcave të Armatosura në rajonin e Luhanskut. 26 prill 2022.

Autoritetet ukrainase kërkuan hetime për krime lufte, pas publikimit të një videoje në mediat sociale, e cila dukej se tregonte forcat ruse duke vrarë një ukrainas të burgosur lufte.

“Gjuajtja e një ushtaraku të kapur ukrainas është një shkelje e Konventave të Gjenevës”, shkroi në Telegram Dmytro Lubinets, komisionar për të drejtat e njeriut në Parlamentin ukrainas.

Videoja tregonte një ushtar ukrainas të paidentifikuar, i cili u qëllua për vdekje me armë automatike pasi tha: "Lavdi Ukrainës".

Ushtari ukrainas i paidentifikuar disa momente para se të qëllohej për vdekje nga ushtarët rusë pasi ai tha "Lavdi Ukrainës". Data dhe vendndodhja nuk janë konfirmuar.
Ushtari ukrainas i paidentifikuar disa momente para se të qëllohej për vdekje nga ushtarët rusë pasi ai tha "Lavdi Ukrainës". Data dhe vendndodhja nuk janë konfirmuar.

Sipas Konventave të Gjenevës, të vitit 1949, të cilat i kanë nënshkruar Rusia dhe Ukraina, tortura, shkaktimi i qëllimshëm i plagëve, vrasja e të burgosurve të luftës, shënjestrimi i qëllimshëm i popullatës civile dhe shkatërrimi i pronës pa pasur nevoja ushtarake, konsiderohen krime lufte.

Edhe më herët Ukraina e ka akuzuar Rusinë për keqtrajtimin dhe vrasjen e të burgosurve të luftës.

Kievi ka nisur hetime për krime të dyshuara të luftës, që prej nisjes së saj më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG