Ndërlidhjet

Ukraina dhe Rusia këmbejnë sërish të burgosurit


Pamje nga momenti i këmbimit të të burgosurve më 21 shtator. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Pamje nga momenti i këmbimit të të burgosurve më 21 shtator. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Ukraina ka thënë se 32 ushtarë të saj janë liruar në kuadër të këmbimit të të burgosurve me Rusinë.

“Sot ka ndodhur një tjetër këmbim i të burgosurve. Ne kemi arritur të lirojmë 32 ushtarë tanë dhe të marrim trupin e shtetasit izraelit, Dmytro Fialka," ka thënë Andriy Yermak, shef i Zyrës së Presidencës ukrainase, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka thënë se të gjithë ushtarët e liruar kanë qenë “në zonat e luftimeve të ashpra” dhe disa prej tyre janë konsideruar të zhdukur.

Ushtarët janë duke marrë trajnimet mjekësore dhe do të bashkohen më pas me familjarët e tyre, ka thënë ai.

Megjithatë, ai nuk ka ofruar të dhëna sa rusë janë liruar në kuadër të këmbimit.

Fialka, izraelit, i cili sipas Yermakut, ka shkuar vullnetarisht në vijën e frontit të luftës, ka jetuar në Ukrainë në dy vjetët e fundit, pasi e ka takuar aty “dashurinë” – një grua ukrainase me të cilin ka fëmijë.

Ai është thënë se ka punuar në një klub futbolli për fëmijët në Lviv, para se të bëhej vullnetar për shërbim ushtarak.

Këmbimi i fundit i të burgosurve në mes të Ukrainës dhe Rusisë ka ndodhur më 21 shtator, kur Ukraina ka bërë të ditur për lirimin e 215 ushtarëve të saj.

Yermak ka thënë se këmbimi i të burgosurve ka ndodhur në disa faza dhe lokacione të ndryshme.

Në atë këmbim kanë qenë të përfshirë pesë britanikë dhe dy amerikanë, që janë zënë në fushëbetejë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG