Ndërlidhjet

Ukraina kërkon ndalimin e vizave për rusët, përveç kundërshtarëve “të vërtetë” të Putinit


Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të ndalojë vizat për të gjithë rusët, përveç disidentëve politikë, me arsyetimin se pushtimi i paprovokuar i Rusisë gëzon mbështetje të gjerë në vend.

Duke folur për shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë në margjinat e një takimi jozyrtar të ministrave të jashtëm të BE-së në Pragë më 30 gusht, Kuleba tha se Evropa po mashtron veten nëse mendon se vetëm presidenti rus, Vladimir Putin, është fajtor për luftën.

Përpjekja për ndalimin e vizave ka marrë mbështetje javët e fundit, veçanërisht në mesin e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, por është përballur me kundërshtime nga disa anëtarë me peshë të rëndë të BE-së.

Franca dhe Gjermania kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët më 30 gusht, duke thënë se çështja e kufizimit të vizave për rusët do të ishte kundërproduktive, teksa BE-ja po tenton të fitojë “zemrat dhe mendjet” e rusëve që nuk e mbështesin agresionin e paprovokuar të Moskës ndaj Ukrainës.

Për çështjen e ndalimit të vizave duhet një vendim unanim i të 27 shteteve anëtare, në mënyrë që të shndërrohet në sanksion të ri kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Kuleba tha se kundërshtarët "e vërtetë" rusë të Putinit duhet të lejohen të vizitojnë Bashkimin Evropian, por hodhi poshtë idenë se udhëtimi në BE do të ketë ndikim në pikëpamjet e rusëve të tjerë ndaj Putinit ose luftës.

Ai tha se prej kur BE-ja lehtësoi kërkesat në udhëtim për rusët në 2007, Moska ka pushtuar Gjeorgjinë dhe Ukrainën, ka vrarë kundërshtarët politikë në Evropë dhe ka përdorur gazin dhe naftën e saj si armë kundër bllokut.

Kjo marrëveshje ka mundësuar lehtësimin e kritereve për marrjen e vizave të BE-së nga rusët, por kjo marrëveshje është pezulluar pjesërisht në fund të shkurtit, duke u pamundësuar udhëtimin në bllok personave të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin.

Por, rusët e zakonshëm nuk u prekën nga kjo ndalesë dhe ata ende gëzojnë përfitime lehtësuese nga kjo marrëveshje, e cila ul kohën e pritjes dhe të kostos, por edhe kërkon më pak dokumente për aplikim për vizë.

“Pyetja ime është: A funksionon ai ndikim transformues [i udhëtimit të lehtësuar në BE]? Ndoshta ata duhet të shohin se çfarë po ndodh në të vërtetë dhe të pranojnë se këto janë iluzione, "tha ai.

Përderisa BE-ja ka vendosur ndalesa në fluturimet nga Rusia, shumica e udhëtarëve përdorin kufijtë tokësorë për të udhëtuar në shtetet e bllokut.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG