Ndërlidhjet

Ukraina shpreson në ftesën për anëtarësim në NATO gjatë verës


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Bruksel, 16 Dhjetor 2021.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Bruksel, 16 Dhjetor 2021.

Ukraina shpreson të marrë ftesën për anëtarësim në NATO në fillim të kësaj vere.

Kështu tha kryetari i parlamentit ukrainas, Ruslan Stefanchuk.

"Ne presim që Ukraina të marrë një ftesë në samitin e Vilniusit dhe të nisë rrugën e saj në aleancë", i tha Stefanchuk televizionit ukrainas më 19 shkurt.

Samiti i ardhshëm i NATO-s është planifikuar të mbahet më 11-12 korrik në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius.

Më 30 shtator të vitit të kaluar, Ukraina ka dorëzuar kërkesën për aplikim për anëtarësim në NATO përmes procedurës së përshpejtuar.

Në ditën e aplikimit, sekretarit i përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kur u pyet për ofertën e Ukrainës në NATO tha se "çdo demokraci në Evropë ka të drejtë të aplikojë për anëtarësim në NATO dhe aleatët e NATO-s e respektojnë këtë të drejtë. Dhe, ne kemi deklaruar vazhdimisht se dera e NATO-s mbetet e hapur".

Disa ditë pas, nëntë shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore kanë ofruar mbështetjen e tyre që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s, por ende është larg konsensusi i 30 vendeve (ose 32 kur Finlanda dhe Suedia të anëtarësohen në Aleanc).

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG