Ndërlidhjet

Si i xhiroi momentet “e jashtëzakonshme” regjisori i dokumentarit për Navalnyn?


Si i xhiroi momentet “e jashtëzakonshme” regjisori i dokumentarit për Navalnyn?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:04:57 0:00

Regjisori i dokumentarit për politikanin e burgosur opozitar rus, Aleksei Navalny, zbulon se si e ka xhiruar filmin e tij, që u shpërblye me çmim Oscar. Daniel Roher thotë se ka kuptuar se ajo çfarë po ndodhte para kamerave të tij ishte “e jashtëzakonshme”. Roher filloi të xhironte dokumentarin në Berlin, më 2020, teksa Navalny po shërohej pas një helmimi, të cilin ai e lidh me presidentin rus, Vladimir Putin. Zyrtarët e Kremlinit mohojnë çfarëdo lidhje. Dokumentari, i titulluar “Navalny”, ndjek aktivistin kundër korrupsionit dhe ekipin e tij, teksa ata përpiqen të zbulojnë se kush ishte prapa atentatit. Filmi u shpërblye me Oscar për dokumentarin më të mirë nga Akademia e Arteve në Shtetet e Bashkuara, më 12 mars, ndërsa ka fituar çmime edhe në Festivalin e Filmit Sundance, vitin e kaluar. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)

XS
SM
MD
LG