Ndërlidhjet

Twitter e zëvendëson zogun e kaltër me simbolin X


Logoja e re platformës Twitter.
Logoja e re platformës Twitter.

Pronari i Twitterit, Elon Musk, e ka prezantuar të hënën logon e re të platformës sociale, e cila do ta ketë një shkronjë të bardhë X me prapavijë të zezë.

Ky simbol do ta zëvendësojë zogun e kaltër.

Përmes një postimi në mëngjesin e së hënës, shefja ekzekutive e Twitterit Linda Yaccarino, ka thënë se “X është këtu. Le t’ia nisim”.

Sipas saj, ribrendimi i platformës është një mundësi e re emocionuese.

“Twitter e ka ndryshuar mënyrën se si ne komunikojmë”, ka thënë ajo.

Sipas Muskut, edhe postime që njihen si “tweets” do të zëvendësohen me “postime x”.

Miliarderi e ka ndërruar fotografinë e tij të profilit, duke e vendosur logon e re, dhe e ka shtuar “X.com” në biografinë e llogarisë.

Musk dëshiron ta krijojë atë që njihet si “super aplikacion”, i quajtur “X”, dhe beson se vizioni i tij përmban një lloj tjetër të rrjetit social.

Ai e ka ndërruar edhe emrin e biznesit në Korporata X, dhe ka thënë se zëvendësimi “do të duhej të bëhej shumë kohë më parë”.

Ikona e deritashme, zogu i kaltër, e ka emrin Larry, i cili sipas bashkëthemeluesit të Twitterit, Biz Stone, i është vënë simbolit sipas yllit të basketbollit dhe legjendës së grupit Boston Celtics, Larry Bird.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG