Ndërlidhjet

Turqia thotë se do t’i evakuojë qytetarët e vet nga Libani


Tym mbi ndërtesa në Bejrut, Liban, pas bombardimeve izraelite, 6 tetor.
Tym mbi ndërtesa në Bejrut, Liban, pas bombardimeve izraelite, 6 tetor.

Turqia njoftoi të martën se do t’i evakuojë shtetasit turq nga Libani përmes transportit detar të mërkurën.

Ministria e Jashtme e Turqisë tha se anijet e marinës turke do t’i bartin turqit të cilët kanë kërkuar të largohen nga Libani.

Dy anije, me hapësirë të përgjithshme për rreth 2.000 udhëtarë, pritet të nisen sot drejt Bejrutit.

Ministria turke tha se procesi i evakuimit do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim, nëse është e nevojshme, duke shtuar se anijet që kryejnë evakuimin do të bartin edhe ndihma humanitare për Libanin.

Zyrtarët turq kanë thënë se kanë përpiluar planet për evakuimin e qytetarëve të vet nga Libani, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së sigurisë atje.

Turqia vlerësohet se i ka 14.000 shtetas të regjistruar në konsullatën e vet në Liban. Ndërkohë, sipas Reuters, rreth 2.500 turq kanë aplikuar për t'u larguar nga Libani.

Turqia ka thënë më herët se po punonte me rreth 20 vende për t’u përgatitur për evakuimin e shtetasve të huaj përmes Turqisë.

Qindra njerëz të kombësive të ndryshme mbërritën në Turqi nga Libani javën e kaluar përmes anijeve komerciale.

Javët e fundit, ushtria izraelite i ka bombarduar shënjestrat e Hezbollahut në jug të Libanit dhe përreth Bejrutit, ndërkohë që është duke e kryer edhe një inkursion tokësor njëkohësisht.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG