Ndërlidhjet

Turqia miraton ligj për largim të qenve endacakë nga rrugët, opozita e kundërshton


Garipi, një qen endacak, që është përkujdesur nga shitësit e një tregu lokal. Fotografi e shkrepur në Stamboll.
Garipi, një qen endacak, që është përkujdesur nga shitësit e një tregu lokal. Fotografi e shkrepur në Stamboll.

Ligjvënësit në Turqi kanë miratuar të martën një ligj të ri për largim të miliona të qenve endacakë nga rrugët e vendit, por mbrojtësit e kafshëve frikësohen që kjo masë do të rezultojë me vrasje të shumë qenve apo neglizhim të tyre në strehimore të mbingarkuara.

Disa besojnë që ligji mund të përdoret për të shënjestruar opozitën, e cila ka shënuar fitore të mëdha në zgjedhjet lokale, të mbajtura muaj më parë.

Deputetët e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, e kanë miratuar legjislacionin pas një seance maratonë, meqë Qeveria ka kërkuar që legjislacioni të miratohet para pushimit veror të Parlamentit.

Ndërkohë nëpër qytetet turke janë mbledhur mijëra protestues, të cilët kanë bërë thirrje për mosmiratim të ligjit, i cili mundëson që për disa kafshë endacake të përdoret eutanazia - vdekje e asistuar.

Ligjvënësit opozitarë dhe grupet për mbrojtje të kafshëve, e kanë quajtur dokumentin si “ligj për masakër”.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se ligji i ri është i domosdoshëm për t’u përballur me “problemin e qenve endacakë” në nivel vendi.

Qeveria vlerëson që rreth 4 milionë qen endacakë lëvizin nëpër rrugët e Turqisë dhe në zonat rurale.

Ndonëse shumica prej tyre janë të parrezikshëm, ka raste kur ata kanë lëvizur në tufa dhe kanë sulmuar njerëzit.

Në projektligj nuk janë përfshirë macet, të cilat janë gjithandej nëpër rrugët e Turqisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG