Ndërlidhjet

Turqia fton ambasadorin e SHBA-së për të protestuar vendimin e Bidenit


Fotografi ilustruese.
Fotografi ilustruese.

Ministria e Jashtme e Turqisë ka thirrur në takim ambasadorin amerikan në Ankara, për të protestuar vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta njohur si gjenocid dëbimin dhe vrasjen e armenëve nga Perandoria Osmane.

Zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë, Sedat Onal u takua me ambasadorin amerikan, David Satterfield në orët e vona të së shtunës, për t’i shprehur dënimin e Ankarasë për vendimin e Bidenit.

“Deklarata nuk ka bazë ligjore, në kuptimin e ligjit ndërkombëtar dhe lëndon popullin turk, hap një plagë, që është gjë e vështirë që të rregullohet në marrëdhëniet tona”, tha Ministria e Jashtme turke.

Të shtunën, më 24 prill, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, përmes një deklarate, njohu si gjenocid ngjarjet që nisën më 1915, ku vlerësohet se janë vrarë 1.5 milion armenë nga turqit otomanë.

Kjo deklaratë e Bidenit menjëherë u kundërshtua nga zyrtarët turq, edhe pse presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ende nuk ka folur për këtë çështje.

Turqia refuzon që ta përdorë fjalën gjenocid dhe thotë se në atë periudhë janë vrarë turq dhe armenë dhe ka bërë thirrje që një komision historianësh të hetojnë këtë ngjarje.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG