Ndërlidhjet

Erdogan kërkon falje për reagimin e autoriteteve pas tërmeteve


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Fotografi nga arkivi.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Fotografi nga arkivi.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kërkoi falje për vonesat në reagimin fillestar të autoriteteve pas tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit.

Këto deklarata ai i bëri më 27 shkurt teksa vizitoi një nga zonat më të prekura nga tërmetet prej 7.8 dhe 7.5 ballësh.

Erdogan, që po kërkon edhe një mandat tjetër si president pas dy dekadash në pushtet, u përball me kritika të ashpra nga të mbijetuarit e tërmeteve në Adëjaman, në juglindje të Turqisë.

Në zgjedhjet e fundit të mbajtura më 2018, Erdogan në këtë provincë kishte fituar pa problem.

“Për shkak të efektit shkatërrues të dridhjeve të tokës dhe motit të keq, ne nuk ishim në gjendje të punonim siç do të donim në Adëjman në ditët e para [pas tërmeteve]. Ju kërkoj falje për këtë”, tha Erdogan.

Nga tërmetet e 6 shkurtit janë vrarë mbi 44.000 mijë persona në Turqi dhe mijëra të tjerë në Sirinë fqinje.

Agjencia e lajmeve AFP kishte raportuar se qytetarët e Adëjmanit kishin shprehur zemërimin e tyre ndaj autoriteteve për shkak të vonesave në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Erdogan, disa ditë pas tërmeteve, kishte pranuar se autoritetet nuk kishin reaguar siç duhej pas kësaj fatkeqësie natyrore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG