Një vit pas tërmetit shkatërrues në juglindje të Turqisë, banorët që shpëtuan, tash jetojnë në tenda ose shtëpi të improvizuara dhe me kujtimet për të afërmit që i humbën.
Tërmeti prej 7.7 shkallësh që e goditi juglindjen e Turqisë mëngjesin e 6 shkurtit të vitit 2023, u përcoll nga një tërmet tjetër 7.6 shkallësh, të njëjtën ditë.
Nga këto tërmete humbën jetën më shumë se 53.000 njerëz në Turqi dhe rreth 6.000 të tjerë në Sirinë fqinje, sipas të dhënave zyrtare dhe atyre të grupeve monitoruese.
Tërmetet rrafshuan qytete dhe zona të tëra vendbanimesh duke lënë miliona të pastrehë.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)