Ky është një nga vendet më të fotografuara në Ukrainë. Vizitorët udhëtojnë nga e gjithë bota për të parë tunelin e famshëm prej pemësh, që kalon nëpër qytetin e vogël perëndimore të Klevanit. Fotografi i Radios Evropa e Lirë, Amos Chapple, gjatë kohës kur po e vizitonte këtë lokacion, zbuloi se “Tuneli i Dashurisë” i Ukrainës thuhet se mund t’i ndjekë gjurmët e veta që nga koha e tensioneve dhe fshehtësive të Luftës së Ftohtë.
Historia befasuese prapa "Tunelit të Dashurisë"
5
Treni nga fabrika Odek është i detyruar të ndalet në një kryqëzim hekurudhor në Klevan, shtatë kilometra nga fabrika. Atje kontejnerët do të transferohen në një tren mallrash drejt perëndimit.
6
Mykola Havrylevych është një nga katër operatorët e trenit që ngasin rrugën e famshme.
7
Për të parë disa qindra metra linja hekurudhore, duket shumë e zakonshme, por së shpejti pemët mbyllin pamjen. Arsyeja për këtë, sipas gazetarit lokale Alla Sadovnyk, daton që nga Lufta e Ftohtë.
8
Në afërsi të fabrikës, ndahet hekurudha dhe në të majtë shkon në një bazë ushtarake të fshehur në pyll. Sadovnyk thotë se gjatë epokës sovjetike, pemë u mbollën me qëllim për të fshehur transportin e pajisjeve ushtarake.