Ndërlidhjet

Trump mbron takimin me Putinin në Helsinki më 2018


Donald Trump dhe Vladimir Putin. Helsinki, 2018.
Donald Trump dhe Vladimir Putin. Helsinki, 2018.

Në një libër të ri, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e cilësoi takimin e tij me presidentin rus, Vladimir Putin, në vitin 2018 në Helsinki, si “të shkëlqyer”.

Libri, i titulluar “Shpëtojeni Amerikën”, është një përmbledhje fotografish, anekdotash dhe kujtimesh nga fushata presidenciale e Trumpit dhe mandati i tij presidencial.

Në të, Trump e mbron takimin e tij shumë të kritikuar me Putinin, gjatë të cilit vuri në dyshim konstatimet e inteligjencës amerikane se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA, në favor të tijin.

“Kjo ishte një ditë shumë e ndërlikuar”, shkruan Trump nën një fotografi nga konferenca për shtyp me Putinin, transmeton agjencia e lajmeve Associated Press.

“Kam pasur një takim të shkëlqyer me presidentin e Rusisë, Putin - gjë që u pranua nga të gjithë. Më pas, lajmet e rreme filluan të përhapin rrëfime të rreme”, shkruan Trump.

Libri pritet të dalë më 3 shtator, ndërsa AP siguroi disa pjesë të tij të enjten.

“Shpëtojeni Amerikën” do të shitet për 99 dollarë, ndërsa kopja e nënshkruar për 499 dollarë.

Libri përmban edhe një reflektim të gjatë të Trumpit, në lidhje me sulmin kundër tij gjatë një mitingu në Pensilvani, më 13 korrik.

“Kishte gjak që derdhej kudo”, shkruan Trump nën një fotografi të tij me fytyrën e gjakosur.

“Megjithatë, në njëfarë mënyre, ndihesha shumë i sigurt, sepse kisha Zotin në anën time”, shkruan ai.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG