Ndërlidhjet

Trofeu i Eurovisionit shitet për të blerë dronë për Ukrainën


Anëtarët e bendit, Orkestra Kalush.
Anëtarët e bendit, Orkestra Kalush.

Orkestra Kalush, bendi ukrainas që ka fituar garën për këngën më të mirë këtë vit në Eurovision, ka shitur trofeun për 900,000 dollarë amerikanë, për të mbledhur para për luftën në Ukrainë.

Mikrofoni i kristaltë është shitur në një ankand në Facebook, me qëllim të blerjes së dronëve për ushtrinë ukrainase.

Prezantuesi ukrainas, Serhiy Prytula, ka thënë se paratë e mbledhura nga shitja e trofeut do të përdoren për blerje të tre dronëve ukrainas PD-2, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters.

Profesorët rusë që kundërshtojnë luftën, largohen nga puna
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:05:22 0:00

Trofeu është shitur në ditën kur bendi është shfaqur në një koncert bamirësie në Berlin, me qëllim të mbledhjes së parave për kujdes shëndetësor dhe furnizime tjera.

Duke folur gjatë koncertit, anëtari i grupit, Oleh Psiuk ka bërë thirrje që njerëzit të mos mësohen me luftën, e cila ka lënë 4,031 njerëz të vdekur dhe mbi 4,730 të plagosur, sipas Kombeve të Bashkuara.

Numri i luftëtarëve të vdekur nuk dihet ende.

Pushtimi rus në Ukrainë – i nisur më 24 shkurt - ka nxitur mbi 14 milionë njerëz të ikin nga shtëpitë e tyre, derisa qytezat janë shndërruar në gërmadha.

“Mendoj se lufta duhet të jetë në ballina gjithmonë, derisa të kemi paqe”, ka thënë Psiuk.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG