Ndërlidhjet

Tre persona të vrarë nga të shtënat në Bangkok, arrestohet i dyshuari 14-vjeçar


Policia duke e arrestuar të dyshuarin në Bangkok.
Policia duke e arrestuar të dyshuarin në Bangkok.

Tre persona janë vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një qendër tregtare në qendër të kryeqytetit tajlandez, Bangkok.

I dyshuari, 14-vjeçar, është arrestuar. Ai dyshohet se e ka përdorur armën në incident.

Në disa pamje në rrjetet sociale janë parë shumë njerëz duke ikur nga qendra tregtare.

Ky objekt, dhe një stacion i afërt metroje, janë mbyllur.

Sulmet me të shtëna masive janë të rralla në Tajlandë, ndonëse përqindja e personave që posedojnë armë është relativisht e lartë për rajonin.

Në tetor të vitit të kaluar, një ish-zyrtar policor pati vrarë të paktën 37 persona, shumica prej tyre fëmijë, në një qendër për fëmijë në provincën Nong Bua Lamfu.

Më 2020, një ushtar i këtij shteti i ka lënë të vdekur 29 persona dhe i ka plagosur dhjetëra tjerë në qytetin Nakhon Ratçasima.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG