Ndërlidhjet

Sërish trazira në Jerusalem


Policia izraelite në Jerusalem. Fotografi nga arkivi.
Policia izraelite në Jerusalem. Fotografi nga arkivi.

Një ligjvënës i ekstremit të djathtë në Izrael, i shoqëruar me disa mbështetës ultranacionalistë, kanë hyrë në vendin e shenjtë në Jerusalem më 29 maj. Kjo vizitë bëri që turmat të palestinezëve të hidhnin gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të policisë izraelite që ishte aty afër.

Trazirat shpërthyen para një marshimi masiv ultranacionalist izraelit që është planifikuar të mbahet më vonë gjatë ditës në një lagje myslimane në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit. Rreth 3,000 policë izraelitë janë vendosur në gjithë qytetin para këtij marshi.

Izraeli tha se marshi ka për qëllim që të festojë pushtimin e Jerusalemit lindor nga Izraeli, përfshirë edhe Qytetin e Vjetër, në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967.

Izraeli pretendon se i gjithë Jerusalemi është kryeqyteti i tij. Por, palestinezët, të cilët pretendojnë se Jerusalemi lindor është kryeqyteti i tyre, e kanë parë këtë marsh si provokim.

Vitin e kaluar, ky marsh nxiti një luftë 11-ditore midis Izraelit dhe militantëve të Gazës.

Trazirat ndodhën në një kompleks në majë të një kodre, që konsiderohet vend i shenjtë si nga hebrenjtë ashtu edhe nga myslimanët. Ky kompleks është shtëpi e xhamisë Al-Aksa, vendit të tretë të shenjtë në Islam. Ai po ashtu është vendi më i shenjtë për hebrenjtë, të cilët e quajnë Mali i Tempullit dhe e konsiderojnë atë shtëpi të tempujve biblikë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG