Dhunë dhe përplasje mes tifozësh në Tiranë para finales Feyenoord - Roma
Forca të shumta të Policisë së Shqipërisë më 25 maj janë kujdesur për mbajtjen e rendit dhe sigurisë në Tiranë në prag të finales së sotme të Konferencës së Ligës mes ekipeve Feyenoord dhe Roma. Nga trazirat e një nate më parë mbetën të plagosur 19 policë, ndërsa dhjetëra tifozë holandezë dhe italianë u arrestuan. Policia në Tiranë përdori edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e dhunshme të tifozëve.